Suita Presidentiale King Charles III
Suitë madhështore për mysafirët tanë
Një shtrat për foshnje
Sheshi ‘Skënderbeu’
Sheshi ‘Nëna Terezë’
Me 2 dhoma gjumi mbretërore, elegancë e pagabueshme nën ndriçimin e abazhureve dhe llampave të kristalta, damasqet e shtrenjta, mobiliet e punuara me dorë të stilet Imperial mund ti gjeni të gjitha në Suitën Presidential. Në momentin që do të hyni do e gjeni veten të rrethuar nga luksi dhe eleganca, pasqyra Veneciane, dysheme prej druri, qilima oriental të punuar me dorë, dhomë ngrënie ku mund të akomodohen 8 persona, dy ekrane TV LCD High Definition me sistem zërimi të dyfishtë dhe garderobë.
Banjo e mermertë luksoze me vaskë hidromasazhi, saunë private, kabinë e veçantë dushi si dhe paisje tjera luksi që plotësojnë dhomën e gjumit të miqve si dhe dhomën kryesore të gjumit me shtrat mbretëror, ndenjëse lëkure në pjesën e këmbëve të shtratit, tavolinë pune si dhe internet kabllor me shpejtësi të lartë. Ballkoni me pamje nga qendra e qytetit ju fton të shijoni çajin e pasditës. Suita përfshin çasje në Klubin Diamond për ju dhe miqtë tuaj. Aty mund të shijoni shërbimet ekskluzive si Canape gjatë gjithë ditës, shërbime private concierge, dhomë takimesh, Wi-Fi, faks dhe fotokopje.
Veçori tjera
- Shtrat mbretëror XL në dy dhoma
- Tavolinë e punës
- Mbatjës bagazhi me sirtar
- Divane me tavolinë
- Tavolinë ngrënie
- Elemente për qaj dhe kafe
- Gardërobë
- Aparat për akull
- Kasafortë
- Jastëk anti-alergjik
- Robdishan dhe Pandofla
- Tri tualeta
- Pasqyrë zmadhuese
- Tharëse flokësh
- Aksesorë kozmetike nga linja Piroche
- Vaskë hidromasazhi
- Saunë
- Dush kabinë
- Turndown Service
- Set luksoz i çarçafëve dhe mbulesave
- Dy TV me kanale satelitore
- Internet me Wi-Fi dhe kabllo
- Kontroll i klimës
- Kasafortë
- Vluese të ujit
- Peshore